Pres

img img

Kompanitë shqiptare më të suksesshme në RMV, sipas qarkullimit për vitin 2020

Kipper Markete, Dauti Komerc, ALMA-M, Gemak Trejd dhe AK-Invest janë kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sipas qarkullimit për vitin 2020 shkruan TV21. Platforma biznismreza.mk, ka radhitur TOP 100 kompanitë me të sukseshme në Maqedoninë e Veriut, sipas qarkullimit për vitin 2020. Projekti i pregatitur nga biznismreza.mk përmbanë tri kategori Kompanitë më të mëdha sipas qarkullimit Kompanitë më të mëdha sipas fitimit Kompanitë më të mëdha sipas numrit të punëtorëve Kompania Kipper është radhitur në vendin e 28 me të hyra për vitin 2020, gjithsej 72.7 milionë euro, ne vendin e 61 është kompania Dauti Komerc me 43,8 milionë euro të hyra, Alma-M me 36,8 milionë euro, GEMAK Trejd me 35,5 milionë euro dhe AK-Invest në vendin e 84 me 33,4 milionë euro, transmeton TV21. Qëllimi i projektit është që përmes analizave të tilla të kontibuojë në zhvillimin dhe përforcimin e klimës së biznesit përmes promovimit të kompanive më të suksesshme në vend, transmeton TV21. Burimi: www.pari.com.mk

img img

Ndërtimi ka filluar në "Fshatin virtual maqedon"

Planet e projekteve të ndërtimit të 12 shtëpive në kulturën autentike dhe arkitekturën maqedone, me elemente tradicionale karakteristike nga rajoni i Berovës-Malesheva, rajoni i Dellçevës, rajonet e Kumanovës, rajoni i Shkupit, rajoni i Strumicës, rajoni i Galicicës, rajoni i Rekës, rajoni i Pollogut, rajoni i Velesit, rajoni i Prilepit dhe rajoni i Manastirit. Me fjalë të tjera mini Maqedonia.

Burimi: MTV
img img

Projekti "CARABINES" i shtëpive tradicionale maqedone është duke u ndërtuar në Nerez

img img

AK-Invest - fituese e çmimit kompania me rritje më të shpejtë në ngjarjen TOP 100

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është sinonim për mbrojtjen e interesave afariste të kompanive në vend dhe në rajon. Ekzistenca 15 vjeçare e arsyeton titullin e këtij institucioni si përfaqësues i vërtetë i nevojave të bizneseve. Viti 2020 ishte jubilar për Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në të cilin, përveç 15 vjetorit të ekzistencës së saj, kremtoi edhe 10 vjetorin e ngjarjes tradicionale TOP 100. Misioni kryesor i kësaj ngjarjeje është promovimi dhe vlerësimi i kompanive më të suksesshme në vend, si dhe nxjerrja në pah e meritave të sipërmarrësve, të cilët janë një nga arsyet kryesore për suksesin dhe ekzistencën shumëvjeçare të Odës Ekonomike. Nëpërmjet ngjarjes prestigjioze TOP 100, Oda Ekonomike rendit dhe shpërblen kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme, të cilat kanë dhënë kontribut të veçantë në veprimtarinë e tyre. Ngjarja ka efekt në rritjen e konkurrencës dhe gjithashtu stimulon zhvillimin e kompanive. Nëpërmjet një sistemi të paracaktuar të klasifikimit, në edicionin jubilar të ngjarjes TOP 100, Oda Ekonomike ndau disa çmime, duke përfshirë çmimin për kompaninë me rritje më të shpejtë, i cili i takoi kompanisë AK-Invest. AK-Invest është një kompani ndërtimi me reputacion, me seli në Tetovë. Ajo filloi veprimtarinë e saj në vitin 1992 dhe që atëherë e deri më sot, kompania është sinonim për profesionalizëm dhe seriozitet në punë. Kompania punon me një qëllim të vetëm, që është ofrimi i vazhdueshëm i shërbimeve dhe zgjidhjeve inovative, efikase dhe fleksibile për klientët. Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve, menaxhon logjistikën dhe operacionet komplekse, nëpërmjet të cilave ata arrijnë në mënyrë efektive qëllimet e vendosura. Kompania investon pareshtur në edukimin dhe praktikën e punonjësve të saj, me përdorimin e kritereve botërore, duke rritur kështu kënaqësinë tek ata. Punonjësit me një grup të veçantë aftësish, garantojnë dhe plotësojnë standardet e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve. AK-Invest si kompani e përkushtuar me zhvillim dhe zgjerim të vijueshëm të biznesit të saj, ndërton dhe zhvillon marrëdhënie partneriteti me kompani, organizata dhe institucione të tjera. Lista e partneriteteve të forta dhe të suksesshme përfshin partneritetin e shkëlqyer me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. OEMVP bën organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale dhe synon që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim.

img img

Praktikat më të mira 2013 në Vienë

Konventa për Çmime Europeane Për Praktikat më të Mira 2013, e organizuar nga Shoqëria Europiane për Hulumtim të Kualitetit (ESQR), është mbajtur në Ballroom të Parkhotel Schonbrunn në Vienë, Austri, të Diellën, 8 Dhjetor 2013. Shtatëdhjetë e gjashtë organizata, administrata publike, univerzitete, kompani dhe OJQ nga 63 vende, kanë përfaqësuar sektorë si: administrata publike, arsimimin, aviacionin, energjinë, teknologjinë, industrinë e naftës dhe gazit, bankat dhe sigurimet, ushqimin dhe pijet, hotelet dhe turizmin, industrinë e motorave dhe të anijeve, patundshmërinë, ndërtimin dhe inxhinierinë, transportimin, industrinë e rëndë dhe shëndetësinë, ndër të tjera, ka fituar Çmimin European Për Praktikat më të Mira 2013 për angazhimin e shquar, mbështetjen dhe rezultatet e strategjive të menaxhimit të cilësisë. Që të dyja, Konventa dhe Ceremonia e Çmimeve sollën së bashku liderë të biznesit, ministra, kryetarë komunash, shërbëtorë civil, diplomatë, profesionistë të cilësisë dhe ekspertë akademik nga vende të ndryshme. Disa nga këto janë nga administrata publike, organizata dhe kompani, të cilat kanë marrë Çmime Europeane Për Praktikat më të Mira 2013 në Vienë.

img img

BID Gjeneva

AK Invest DOOEL nga Maqedonia, fitues i BID Century International Quality ERA Award në Gjenevë 2013.

img img

Kurora e Artë për Kualitet

Kompania e ndërtimit AK Invest nga Tetova mori çmimin prestigjioz: Kurora e Artë për Kualitet.

Source: MKD
img img

"AK Invest" do të ndërtojë ndërtesën e re të komunës në Karposh

Burimi: MKD
img img

Kodrat e Vodnos

Hidhi një sy Maqedonisë në një hapsirë të vogël në kodrat e Vodnos.

Burimi: MKD

NA KONTAKTONI NËSE DONI SHËRBIMET E NDËRTIMIT

© 2021 Ak Invest. All rights reserved. Made with love by MediaK2