/home1/wwwakinv/public_html/wp-content/plugins/ova-framework/ova-elementor/widgets/ova-header.php on line 319
bg_feature_img " style="background: url( https://akinvest.mk/wp-content/uploads/2019/06/background_services.jpg )" >

East Gate Ndërtesa B1

East Gate Ndërtesa B1

672

NJËSI BANIMI

25.000 m2

SIPËRFAQE E GJELBËR

20

LLOJE TË APARTAMENTEVE UNIKE

50 m

DISTANCA NDËRMJET NDËRTESAVE

SIPËRFAQE ME GJELBËRIM

Duke filluar nga apartamentet me kopshte të gjëra e të gjelbërta e deri në zonat e hapura të tarracave kaskade në katet e secilës ndërtesë, nuk ka asnjë pamje që nuk është e pasuruar me gjelbërim. Distanca ndërmjet ndërtesave prej 50 m jep një mundësi perfekte për të shijuar zonat e gjelbërta ku qiramarrësit dhe vizitorët mund të pushojnë duke bërë një shëtitje të shkurtër, si dhe çdo prind të kënaqet duke parë fëmijët e tyre duke lozur lirshëm në terrenet e lojërave të fëmijëve, m’u përpara vatrës së tyre.

APARTAMENTE UNIKE

Përveç apartamenteve me zgjidhje hapësinore të krijuara në mënyrë ideale duke filluar nga 42 m2 mes të cilave mund të zgjidhni një shtëpi me një deri në tre dhoma gjumi, East Gate Living ofron një asortiment të apartamenteve unike që arrijnë edhe deri në 210 m2. Duke filluar nga apartamentet e katit përdhesë me tarraca të gjera dhe zona të gjelbërta, e deri te apartamentet me tarraca të mëdha që ndodhen në të gjitha katet kaskadë, si dhe duplekset unike, në East Gate Living do të gjeni një asortiment të gjerë të apartamenteve unike.

STANDARDE TË CILËSISË

Duke filluar nga materialet e klasit të parë për dyshemetë, pllakat dhe pajisjet sanitare e deri në zgjedhjen e materialeve izoluese termike dhe të tingullit, mund të jeni të sigurt që shtëpia juaj plotëson standarde të larta të cilësisë dhe efikasitetit të energjisë A +. Secili apartament do të jetë i pajisur me sisteme Smart Home që ndjekin ritmin tuaj të jetës moderne, ndërsa me sistemin e kondicionimit Multi-Split për ftohje dhe ngrohje do të keni kontrollin mbi temperaturën e çdo dhome që të keni rehati të plotë.

VETËM NJË HAP LARG VETES SUAJ

Një pjesë e aspektit praktik të të qenit pjesë e East Gate Living është se nuk duhet të shqetësoheni për të gjetur gjithçka që ju nevojitet për shtëpinë tuaj, veten ose të dashurit tuaj. Menjëherë pranë shtëpisë tuaj keni në dispozicion një asortiment të gjerë dyqanesh të kategorive të ndryshme, si dhe një supermarket të madh, sallon bukurie, qendër fitnesi, sallon dekorimi shtëpie dhe një dyqan me të gjitha llojet e pajisjeve elektronike dhe shtëpiake, si dhe një sërë shërbimesh tjera në dispozicionin tuaj në çdo kohë (banka, zyrë postare, etj.).

LOKACION I PËRSOSUR

Në vetëm 5 minuta larg nga qendra e qytetit, East gate Living ka lidhje të shkëlqyera. Afërsia e bulevardit "Aleksandar Makedonski" ju ofron një lidhje të drejtpërdrejtë me autostradën ndërkombëtare E-75 dhe E-76 përmes M4, e cila shmang të gjitha bllokimet e trafikut kur shkoni në rrugë ose kur ktheheni në shtëpi në Shkup. Ndërsa, nëse planifikoni të udhëtoni me aeroplan, aeroporti ndërkombëtar është vetëm 15 minuta larg me makinë.

NA KONTAKTONI

Për të gjitha informacionet në lidhje me ofertën e apartamenteve, disponueshmërinë dhe procesin e shitjes, ju lutemi plotësoni formularin më poshtë dhe agjentët tanë të shitjes do t'ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

[contact-form-7 id="818" title="Contact Form 3"]
© 2021 Ak Invest. All rights reserved. Made with love by MediaK2